Tre raste të reja me koronavirus janë regjistruar në nivel vendi nga 321 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në njoftimin e MSh gjithashtu bëhet e ditur se 23 qytetarë janë shëruar përderisa nuk është raportuar për të vdekur nga COVID-19.
Aktualisht në nivel vendi janë 394 raste aktive me koronavirus.
Sa i përketë vaksinimit, për më teper se një vit janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave.
MSh poashtu bënë të ditur se mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës ndërsa mbi 820 mijë qytetarë janë të vaksinuar me dy doza.
Vaksinimi mbetet njëra ndër mënyrat e vetme për të parandalur vdekshmërin nga COVID-19/ Gazeta Shneta/