Në tre mujorin e parë të këtij viti në Klinikën e Kirurgjisë Plastike- Rekunstriuktive dhe Estetik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 440 ndërhyrje kirurgjike.
Në njoftimin e ShSKUK-së poashtu thuhet se kirurgët plastik kanë kryer 1 mijë e 889 vizita ambulantore “kurse në sallën e Klinikës Emergjente janë kryer 164 intervenime kirurgjike dhe 485 konsultime-vizita emergjente”
“Gjatë këtij tremujori, kirurgët plastik bënë rekonstruksionin e gjirit tek 6 gra të cilat ishin ballafaquar me kancerin e gjirit”, thuhet tutje.
Në këtë klinikë për tre muaj janë ofruar edhe 2 mijë e 883 shërbime të tjera mjekësore nga mjekët dhe infermierët e klinikës.
Në anën tjetër në Klinikën Emergjente për pesë ditë kanë pranuar trajtim mjekësore mbi 1 mijë pacientë./Gazeta Shneta/
Për pesë ditë 117 raste janë trajtuar në Emergjencë si pasojë e aksidenteve




