Rastet globale Covid-19 janë rritur për të tetën javë me radhë, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë të hënën.
“Javën e kaluar rastet e reja të Covid-19 u rritën për javën e tetë me radhë me më shumë se 5.2 milion raste të raportuara – më e shumta në një javë të vetme deri më tani”, tha Tedros shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, vdekjet gjithashtu u rritën për të pestën javë rresht, tha ai – me më shumë se 3 milion vdekje që janë raportuar në organizatë.
“U deshën nëntë muaj për të arritur 1 milion vdekje, katër muaj për të arritur 2 milion dhe tre muaj për të arritur 3 milion vdekje,” tha Tedros. “Numri i madh mund të na bëjë të mpirë, por secila prej këtyre vdekjeve është një tragjedi për familjet, komunitetet dhe kombet”.
Tedros shtoi se infeksionet dhe shtrimet në spital midis njerëzve të moshës 25 deri në 59 vjeç “po rriten me një shpejtësi alarmante”, ndoshta për shkak të varianteve shumë të transmetueshme dhe rritjes së përzierjes sociale midis të rriturve e të rinjë. /Gazeta Shneta/