Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rastet kur duhet ta shmangni kamomilin

Jetë 04/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A është konsumimi i kamomilit i sigurt?

Sipas shumë ekspertëve të shëndetit, konsumimi i kamomilit është i sigurtë dhe nuk sjell rreziqe për shëndetin, mirëpo nëse e përdorni në doza të lart mund të shkaktojë dridhje dhe të vjella.

Ka potencialin që të nxisë edhe reaksionet alergjike tek personat që janë alergjikë ndaj bimëve të familjes së margaritës, edhe përse këto reaksione janë shumë të rralla. Shmangeni nëse jeni alergjikë ndaj këtyre bimëve: kamomili, kumaku, krizantema, margarita.

Kremrat e lëkurës me kamomil mund të shkaktojnë ekzemë alergjike dhe irritojnë sytë. Efektet e përdorimit të gjatë të kamomilit nuk dihen.

Rreziqet: Flisni me mjekun para se të përdorni kamomil nëse keni një problem shëndetësor. Kamomili përmban një sasi të vogël të kuomarinës, që mund të ketë efekte shumë të lehta të hollimit të gjakut, por zakonisht vetëm në doza të larta për periudha të gjata kohe. Mos përdorni kamomil 2 javë para një operacioni të planifikuar, pasi mund të kundërveprojë me ilaçet për anestezi, transmeton shendeti.com.

Kundërveprimet: Nëse merrni ilaçe rregullisht, flisni me mjekun para se të përdorini suplemente të kamomilit. Ato mund të kundërveprojnë me sedativët, holluesit e gjakut, ilaçet antiplatelet, aspirina, ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve, si iburpofeni dhe naprokseni etj. Kamomili mund të kundërveprojë gjithashtu me suplemente si ginkgo biloba, hudhra, sanëza etj.

Duke qenë se nuk ka shumë informacione rreth sigurisë së përdorimit të kamomilit për periudha të gjaku, nuk rekomandohet për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji. Flisni me pediatrin para se t’ju jepni kamomil të vegjëlve tuaj.

Artikulli paraprakHani vezë të ziera në mëngjes
Artikulli i rradhës Studimi i fundit – pacientet me kancer të gjirit mund të shmangin kimioterapinë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.