Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasti i 5-vjeçarit: QPS në Lipjan ishte në dijeni për gjendjen e familjes, fëmija u largua kur situata u bë kritike

Lajme 17/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Ne i kemi ndërmarrë të gjitha që janë në pyetje mbrojtja e fëmijëve”.

Kështu deklaroi për Klan Kosovën, Makfire Shamolli, drejtore e Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, për rastin e rëndë në Lipjan, ku dyshohet se prindërit kanë keqtrajtuar fëmijën e tyre pesë vjeçar.

Sipas saj, rasti është bërë i ditur para dy netësh, kur organet e rendit kanë njoftuar Qendrën për Punë Sociale dhe organet e tjera për t’i dalë në ndihmë këtij fëmije.

“Ne normalist në përputhje me kompetencat dhe detyrimet që i kemi marrë veprime për mirëqenien e fëmijëve”, ka shtuar Shamolli, pa treguar për veprimet që ajo dhe institucioni që drejton kanë ndërmarrë për këtë rast.

Për situatën kritike në këtë familje nga Lipjani, me disa fëmijë, QPS atje, thotë se ishte në dijeni edhe më herët, por që fëmija 5-vjeçar ka vazhduar të jetojë me ta.

“Parambrëmë është raportu rasti, ne i kemi marrë menjëherë veprimet. Fëmijët janë në masa mbrojtëse që ne i kemi kompetentë si institucion. Për plotësimin e nevojave janë informu edhe organet e drejtësisë, mbetet edhe pjesë ajo në e përkushtimit me institucionet relevante për procedura të tjera. Është një çështje familjare duhet me respektu privatësinë e tyre, shkruan Klan Kosova.

Por a kanë qenë në dijeni për gjendjen mendore të prindërve?

“Këto çështje janë pjesë që shërbimet sociale në komunitetin e vet, në përgjithësi i njohin dhe nuk mundet me qenë periferike dhe e panjohur për ne”, ka përfunduar Shamolli pa dhënë më shumë detaje rreth veprimeve të tyre karshi kësaj familje dhe fëmijës, shëndeti i të cilit tronditi opinionin publik të martën.

Mirlinda Qyqalla nga ShSKUK ka treguar se fëmija është sjellë nga Lipjani, në Emergjencën Qendrore, i referuar nga QKMF atje, siç tha, për shkak të plagëve të rënda në të dy shputat e këmbëve, “të shoqëruara me ndryshime të theksuara gangrenoze”.

Qyqalla për Klan Kosovën tha se në momentin e pranimit, fëmija ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, me vështirësi në komunikim, si dhe kishte dyshim për kequshqyerje.

“Menjëherë pas pranimit në Emergjencën Qendrore janë realizuar konsultat nga kirurgu plastik dhe pediatri, të cilët kanë rekomanduar hospitalizimin urgjent në Klinikën e Pediatrisë – Repartin e Kujdesit Intensiv Pediatrik, për trajtim dhe monitorim të mëtejmë”, tha ajo.

Duke pasur parasysh dyshimet për keqtrajtim të mundshëm të fëmijës, ajo bëri të ditur se janë njoftuar organet kompetente, përfshirë Policinë dhe shërbimet sociale, në përputhje me procedurat dhe detyrimet ligjore për mbrojtjen e fëmijëve.

“Pas pranimit në Kujdesin Intensiv Pediatrik, fëmija i është nënshtruar ekzaminimeve të plota laboratorike dhe imazherike. Trajtimi intensiv i plagëve është duke vazhduar, ndërkohë që janë realizuar edhe konsultat multidisiplinare me kirurgun vaskular, kirurgun plastik dhe ortopedin”, tha ajo.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, Qyqalla njoftoi se në procesin e trajtimit janë përfshirë edhe psikologu, psikiatri i fëmijëve dhe punëtori social, me qëllim të vlerësimit dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme psikosociale.

Artikulli paraprakAspirina gjatë shtatzënisë: Kur është e sigurt dhe cilat janë rreziqet?
Artikulli i rradhës 5-vjeçari nga Lipjani në kujdes intensiv, vizitohet nga ministri Vitia

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.