Studiuesit sugjerojnë se sistemi imunitar i pacientëve gjeneron natyrshëm një përgjigje të fortë anti-inflamatore që lufton tumoret.
Mes tjerash, studiuesit thonë se rasti i jashtëzakonshëm i një gruaje që i ka mbijetuar 12 tumoreve hap rrugë të reja për diagnostikimin e hershëm dhe imunoterapinë në kancer, shkruan Independent.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Shkencëtarët zbuluan se 12 tumoret, pesë prej tyre malinje (kanceroze), janë për shkak të faktit se pacientja në fjalë ka trashëguar mutacione në një gjen thelbësor për jetën nga të dy prindërit.
Sipas studiuesve, sistemi imunitar i pacientës gjeneron natyrshëm një përgjigje të fortë anti-inflamatore që lufton tumoret.
Të kuptuarit se si e bën këtë mund të ndihmojë në stimulimin e sistemit imunitar në raste të tjera, sugjerojnë studiuesit.
Në më pak se 40-vjet jetë, pacientja ka zhvilluar dymbëdhjetë tumore, të paktën pesë prej tyre malinje.
Secili ka qenë i një lloji të ndryshëm dhe në një pjesë të ndryshme të trupit.
Pacientja gjithashtu ka njolla në lëkurë, mikrocefali – një gjendje ku koka e foshnjës është shumë më e vogël se sa pritej – dhe ndryshime të tjera.
Po ashtu, pacientja e përfshirë në studim zhvilloi për herë të parë një tumor kur ishte pothuajse ende foshnjë, e ndjekur nga të tjerët ndër vite.
Hipoteza e studiuesve është se “prodhimi i vazhdueshëm i qelizave të ndryshuara ka gjeneruar një përgjigje kronike mbrojtëse te pacientja kundër këtyre qelizave kanceroze, dhe kjo ndihmon që tumoret të zhduken”, shtojnë ata.
“Ne ende nuk e kuptojmë se si ky individ mund të ishte zhvilluar gjatë fazës embrionale dhe se si mund të kishte kapërcyer të gjitha këto patologji.”
Studiuesit thonë se një nga aspektet më të rëndësishme të studimit është zbulimi se sistemi imunitar është i aftë të lëshojë një përgjigje mbrojtëse kundër qelizave me numrin e gabuar të kromozomeve.
Gjetjet mund të hapin opsione të reja terapeutike në të ardhmen, sugjerojnë ata.
Studimi është publikuar në revistën Science Advances. /Gazeta Shneta/


