Ditën e sotme në Facebook kanë qarkulluar fotot e një gruaje, që dyshohet se dhunohet fizikisht dhe po përdoret seksualisht.
Gruaja e identifikuar me emrin Adile u tha se është nga qyteti i Gjilanit dhe se ka probleme me shëndetin mendor, bashkë me të ëmën, transmeton Gazeta Shneta.
“Kjo gruaja që kam postuar quhet Adile dhe është nga Gjilani. Gruaja ka probleme të shëndetit mendor gjithashtu edhe nëna e saj. Kjo grua përdoret seksualisht, materialisht sforcohet të kërkojë lëmosh për palë tjera dhe kur nuk mbërrin në pazare të bollshme dhunohet barbarisht kështu si ne foto”, ka shkruar Esat Shala mes tjerash në postimin e shpërndarë.
Në lidhje me rastin, është deklaruar edhe Policia të cilët kanë thënë se rasti është iniciuar si “dhunë në familje” dhe ka ndodhur para dy ditësh rreth orës 13:00, në Lipjan.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.
Publikohen fotot e një gruaje të dhunuar fizikisht, dyshohet se ajo përdoret edhe seksualisht




