Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasti i rrallë i Dajanës që ka lindur me një veshkë duplex, deviacion i lindur

Jetë 18/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dajana Alija është një eksperte marketingu, e cila ka një histori të veçantë jete. Gjatë një vizite rutinë te mjeku ajo zbuloi se nuk ka vetem dy veshka në trup, por dhe një të mbivendosur. E ftuar në emisionin e “ABC e Mëngjesit”, Dajana ka treguar si është të jetosh me një veshkë të tretë dhe si e pritën prindërit në momentin që ua tha.

“Unë kam një veshkë duplex. E kam marrë vesh para 4 vitesh. Isha duke bërë një eko abdominale rutinë dhe doktori ma tha shkarazi që kam një veshkë duplex. Unë mbeta e shtangur. Ai më tha që s’ka problem, është thjesht një veshkë dyshe, nuk të përbën ndonjë problem, thjesht është diçka e rrallë që kanë njerëzit. Mami mendoi direkt se ishte një gjë shumë e keqe dhe më tha të shkoja te një mjek tjetër. Bëra një eko tjetër dhe u konfirmua që është një veshkë duplex. Mjekja e qetësoi mamin. Pak kohë më pas edhe babi zbuloi që kishte një veshkë të tillë. Ai ishte shumë i lumtur dhe i emocionuar.”, u shpreh ajo.

Sakaq, mjekja nefrologe, Marsida Duli shpjegoi si është e mundur kjo gjë dhe sa kujdes duhet pasur për të jetuar gjatë jetës.

“Rasti i vajzës është një rast me veshkë duplex, pra kemi dy veshka. Nuk kemi tre në numër, nuk është tamam mbivendosje. Por në rastin konkret kemi të bëjmë me një veshkë, e cila ka dy sisteme kolektore dhe më pas dy ureterë të ndryshëm. Ky është një deviacion i lindur, i cili në të shumtën e rasteve nuk komplikohet, por do një monitorim të saktë për të vetmin fakt që mund të komplikohet gjatë jetës, që do të thotë çdo deviacion nga norma, patjetër ka dhe pasojat e veta”, tha ajo./ABC News/

Artikulli paraprak7 ushqime që mund të shkaktojnë akne
Artikulli i rradhës Vdekja e pacientes: Në Spitalin e Gjilanit kujdestaria me specializant të anestezionit, pacientja vdiq pa arritur të operohej

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.