Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasti “Stenta”, Apeli e kthen në rivendosje

Lajme 02/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata e Apelit ka marrë aktvendim me të cilin rastin e njohur si “Stenta” e ka kthyer në rivendosje.

Në aktvendimin e gjykatës së shkallës së dytë, që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për këtë rast, është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 e lidhur me nenet 245, 249 dhe 250 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Gjithashtu, në aktvendimin e Apelit thuhet se shkalla e parë nuk i ka respektuar të drejtat e parapara për mbrojtje profesionale të të pandehurve, ku ka mbajtur seancën e shqyrtimit fillestar pa praninë e mbrojtësve të të akuzuarve, ndërsa, për disa nga të pandehurit tjerë ka mbajtur seancën e shqyrtimit fillestar pa vendosur më parë për kërkesat e tyre për caktimin e mbrojtësit me shpenzime publike.

Në aktvendimin e Apelit, po ashtu, thuhet se shkalla e parë në arsyetimin e saj nuk ka dhënë fare arsye të qarta se cilat janë ato prova në bazë të cilave, është ngritur aktakuza e që e mbështesin dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen me aktakuzë.

Në të, theksohet se gjykata e shkallës së parë, në rivendosje duhet t’i eliminojë shkeljet e lartpërmendura dhe atë së pari t’i respektojë dispozitat procedurale të parapara sipas nenit 245 të Kodit të Procedurës Penale, për praninë e palëve.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe mbrojtësit e të akuzuarve në këtë rast, avokatin Adem Vokshi që e përfaqëson ish-ministrin e Shëndetësisë Ferid Agani, avokatin Florin Vërtopi që mbron Shpend Elezin si dhe mbrojtësin e të akuzuarit Ali Hocaoglu, avokatin Behar Ejupi, të cilët kanë deklaruar se ende nuk e kanë pranuar këtë aktvendim dhe nuk e dinë përmbajtjen e tij.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe 62 të akuzuar tjerë në rastin e njohur “Stenta”, më 5 shtator 2017, ishin ankuar në Gjykatën e Apelit lidhur me refuzimin e kërkesës së tyre për hedhje të aktakuzës nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kjo gjykatë, në gusht të këtij viti, kishte refuzuar kërkesën e mbrojtësve për hedhjen e aktakuzës, me arsyetimin se provat e propozuara në aktakuzë krijojnë dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit janë kryerësit e veprave penale për të cilat ngarkohen.

Prokuroria e Shtetit më 15 Qershor 2016 kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani,  sekretarit të përgjithshëm të MSh, Gani Shabani dhe 62 personave të tjerë, për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,  “marrje e ryshfetit”, “dhënie e ryshfetit”, “trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “shmangia nga tatimi “.

Në ndërkohë, prokuroria kishte hequr dorë nga ndjekja penale ndaj kardiologut Afrim Bekteshi, me arsyetimin se i njëjti është përfshirë gabimisht në aktakuzë.

Ferid Agani dhe 61 të akuzuar të tjerë ishin deklaruar të pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 19 maj 2017.

Edhe i akuzuari Hajdin Çitaku, i cili kishte munguar në shqyrtimin fillestar të 19 majit, ishte deklaruar i pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 25 maj 2017.

Në ketë çështje penale hetimet fillimisht janë zhvilluar kundër 116 personave fizik dhe 4 personave juridik. Mirëpo, për 56 persona fizik nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të përfshihen në këtë aktakuzë, andaj për të njëjtit janë pushuar hetimet.

Rasti “Stenta” njihet si rasti më i madh i ngritjes së aktakuzës për korrupsion nga prokurorët, e cila po sfidohet të trajtohet në praktikë nga Gjykata për shkak të numrit të madh të personave të akuzuar.

Mbrojtja e të akuzuarve ka ngritur dilema të shumta rreth ligjshmërisë së kësaj aktakuze, e cila sipas tyre, përveçse përmban prova të papranueshme ajo është ngritur në mënyrë të kundërligjshme nga prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Sipas mbrojtjes, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka kompetenca në ngritjen e aktakuzave siç ka ndodhur në këtë rast.

Artikulli paraprakInfermierja e arrestuar padrejtësisht dëmshpërblehet me 500 mijë dollarë
Artikulli i rradhës Klodiana Shala: Doja ta adaptoja fëmijën, më ngjante sikur ta lindja unë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.