Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Razije Musa flet për besëtytnitë që besojnë nënat, ka një këshillë për to

Këshilla për shtatzëna 24/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia e mirënjohur shqiptare, Razije Musa, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka komentuar besëtytnitë që qarkullojnë më së shumti në pyetjet e parashtruara ndaj saj nga nënat.

Ndër pyetjet që preokupohen më shumë këto nëna janë, sipas mamisë, të pa bazuara shkencërisht dhe i përkasin llojit “gjiri i hollë, qumështi i trashë, forma e barkut mund të përcaktojë gjininë e foshnjës” e shumë pyetje të tjera të kësaj forme, shkruan Gazeta Shneta.

Këshilla e mamisë është që nënat të mos mbështeten në këto, të ashtuquajtura besëtytni, duke bazuar besimin e tyre në profesionistët.

Ndiqeni publikimin e plotë të saj:

“MOS BESONI NË BESTYTNI Të dashura nana, uroj të jeni mirë ju dhe bebushët. Sot dua të ju flas për një çështje delikate, besimin në gjëra që shkenca nuk i njeh. E them delikate sepse duke besuar në gjëra të tilla ju mund të ndikoni shëndetin tuaj apo të fëmijës tuaj, mbi të gjitha e rëndoni veten psiqikisht pa asnjë nevojë. Shumë nana më shkruajnë dhe pyesin për gjëra që unë nuk i aprovoj, jo sepse unë si Mami apo si Razije Musa nuk i aprovoj por sepse shkenca, mjekësia nuk i sheh si të vërteta. Po marr shembull disa nga pyetjet që më bëhen nga nanat: 1. E kam qumështin e gjirit të hollë dhe beba nuk ngopet. Shkenca thotë se nuk ekziston qumësht gjiri i hollë apo i trashë, ai qumësht njihet për përbërësit e tij dhe shkenca ende nuk e ka zbuluar të themi konsistencën apo trashësinë e saj. 2. Fëmijët me formula janë më të trashë. Kjo nuk është e vërtetë, fëmijët trashen aq sa pijnë, prandaj nëse u përbaheni udhëzimeve ata fëmijë do t’i mbani brenda peshes normale, prindërit janë përgjegjës për peshën që ka fëmija. 3. Se në bazë të formës së barkut mund të dallohet gjinia e bebes. Nuk qëndron nga aspekti shkenëcorë, gjininë e fmëijës ua thotë mjeku përmes aparatit që e detekton gjendjen dhe gjininë e bebes në bark. 4.Mos i prej thonjët e bebes natën se është keq për fëmijën. Këtë nuk dija as si ta komentoj kur jam pyetur, preni thonjët, natën ditën, në çfarëdo dite që e shihni të nevojshme, madje shkenca as nuk është marrë me këtë çështje. 5.Dhe ajo që më ka çuditur është besimi që nëse e puth beben në gojë ajo nuk do të flas. Nuk është mirë të puthet beba në gojë për arsye të tjera, për shkak se mund të i transmetoni viruse dhe sistemi i tyre imunitar është ende i pamaturuar por jo se lidhet me të folurit e fëmijës. 6.Nëse beba e ka pasur kordonin e trashë apo të hollë aty përcaktohet se a do të bësh fëmijën tjetër djalë apo vajzë, të them të drejtën me këtë kam qeshë fort dhe nuk kam mundur ta mar me mend se ka nana të reja që ende besojnë në gjëra të tilla. Këto janë vetëm disa nga pyetjet që më janë bërë prej nanave, jo të gjithave mund të ju përgjigjem privatisht sepse kam edhe obligime të tjera por me këtë status desha të jap përgjigje për nanat që kanë pyetur dhe të ju lutem sinqerisht të mos besoni në gjëra të tilla. Si gjithmonë këshilla ime është të besoni vetëm profesionistët. Me dashuri, Razija.”

 

Artikulli paraprakDieta që kuron aknet: Ushqimet që duhet t’i largoni patjetër
Artikulli i rradhës Filmat që çdo fëmijë duhet t’i shohë përpara se ta arrijë moshën 11-vjeçare

Ju sugjerojmë

Shtatzënia dhe çrregullimet e të ngrënit: Beteja e fshehtë që shumë gra e përjetojnë në heshtje

18/06/2026 Jetë

Vaksinimi i grave shtatzëna kundër RSV-së ul ndjeshëm shtrimet në spital te fëmijët

18/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studimi sjell lajm të mirë për gratë me miastenia gravis: Shtatzënia nuk përkeqëson sëmundjen

18/06/2026 Këshilla për shtatzëna

SHSKUK blen penj kirurgjik me procedurë emergjente me vlerë mbi 217 mijë Euro

18/06/2026 Lajme

Mbi 4 mijë lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së brenda pesë muajve e gjysmë

18/06/2026 Lajme

Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë mund të ulë rrezikun e diabetit gestacional

17/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.