Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagime nga disa klinika pasi OMK nuk i shpërbleu me mirënjohje, Sejdiu thotë se vazhdojnë javën tjetër

Lajme 05/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndarja e mirënjohjeve nga OMK gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar pakënaqësi tek disa klinika, por kryetari Pleurat Sejdiu ka thënë se mirënjohjet do të vazhdojnë javën tjetër

Oda e Mjekëve të Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shpërndarë disa mirënjohje për profesionistë të pensionuar gjatë pandemisë, si dhe për disa klinika të cilat kanë punuar me Covid.

Por me këtë rast OMK nuk ka ndarë mirënjohje për të gjitha klinikat e QKUK-së, çka ka shkaktuar edhe reagime nga menaxherët e tyre, shkruan Gazeta Shneta.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK Dr. Jakup Ismajli, i ka reaguar përmes një komenti Pashk Buzhalës, i cili është anëtar i Këshillit Drejtues të OMK-së dhe zyrtar i MSH-së.

“Shumë urime juve zyrtarëve të ministrisë për angazhimin. A thu vallë punëtorët e klinikës së KOGJ paskan jetuar gjatë kësaj periudhe në univers. Megjithatë faleminderit që na keni harruar”, ka shkruar Ismajli.

Një reagim ka ardhur edhe nga drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Dr. Shaban Mecinaj. Ai ka publikuar “Me shkas” një shkrim në facebook ku ka treguar për punën e klinikës gjatë pandemisë, ku si pasojë janë infektuar me Covid 38 punëtorë të klinikës.

“Cila është situata e shëndetit mendor e popullatës sot dhe cila do të jetë pas pandemisë, nuk është veshtirë të parashikohet. Sidoqoftë ne jemi këtu dhe në shërbim të pacientëve! ‘të jesh falënderues dhe i falënderuar, mirënjohja më e madhe’”, ka shkruar Mecinaj.

Por këtë situatë e ka sqaruar kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Dr. Pleurat Sejdiu. Ai ka thënë se për shkak të pandemisë dhe evitimit të grumbullimit të më shumë njerëzve, ndarja e mirënjohjeve do të vazhdojë të martën e javës tjetër.

“Për shkak të numrit të kufizuar nuk kemi pas hapësirë gjatë ditës së sotme. Por ndarja e mirënjohjeve do të vazhdojë të martën për klinikat tjera mbështetëse”, ka deklaruar Sejdiu. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRritja e numrit të pacientëve në spitale, Krasniqi paralajmëron një valë të re të pandemisë
Artikulli i rradhës Ndërron jetë Fikrije Ukelli e njohur si Ceka nga emisioni me recetat e gatimit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.