Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritja e numrit të pacientëve në spitale, Krasniqi paralajmëron një valë të re të pandemisë

Lajme 05/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se gjendja me COVID-19 po rëndohet ditët e fundit, ndërsa nuk mohon mundësinë që Kosova të jetë në prag të një vale të re me koronavirus.

“Gjatë këtyre ditëve kemi pasur trend në rritje të rasteve të të infektuarve dhe është përcjellë më rritje te rasteve për trajtim spitalor. Gjatë janarit dhe shkurtit kemi pasë situatë të qetë, por tash, sidomos këtë javë kemi hyrë në fazë me trend në rritje të të infektuarve”, tha ai.

Krasniqi tha se krahasuar me dy muajt paraprak kur numri i të hospitalizuarve nga COVID-19 ishte rreth 460, tash thotë se ka shkuar në 573 për shumë më pak ditë. Shton se kjo është një rritje e të hospitalizuarve për 15 për qind.

Pikërisht këto, thotë Krasniqi, janë indikatorë se Kosova mund të përjetojë një valë të re.

Ai nuk i vë faj vetëm fushatës zgjedhore me tubimet partiake për numrin në rritjeve të rasteve, por thotë se ka edhe arsye të tjera.

“Grumbullimet gjatë fushatës njihen si super shpërndarës të virusit dhe kanë rolin e vet, por kanë ndikim edhe aktivitetet e tjera. Si duket ka filluar një humbje e përqendrimit individual dhe kolektiv ndaj pandemisë. Nuk guxojmë të shpërqendrohemi. Çdo mosrespektim i masave shkon me shpërndarje më të madhe të virusit”, tha ai në Ktv.

Krasniqi tha se duhet të respektohen masat që janë në fuqi.

“Jemi në situatë të re, kur jemi në prag të një vale tjetër të mundshme. Qytetarët kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer sjelljen e partive gjatë fushatës por nuk guxojmë të lejojmë që për arsye të ndryshme të rrezikojmë shëndetin. Duhet të respektojmë masat, patjetër e kemi kërkuar t’i respektojnë qytetarët dhe institucionet të shtojnë aktivitete për mbikëqyrjen e masave”, tha Krasniqi.

“Gjendje po rëndohet, kemi rritje të numrit të rasteve që po kërkojnë trajtim spitalor”, tha ai.

Artikulli paraprakSa vota morën ish-ministrat e shëndetësisë që garuan në zgjedhjet e 14 shkurtit
Artikulli i rradhës Reagime nga disa klinika pasi OMK nuk i shpërbleu me mirënjohje, Sejdiu thotë se vazhdojnë javën tjetër

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.