Pas raportimit të Gazetës Shneta se SHSKUK do t’iu mbetet borxh atyre minus 30 për qind në ndërrimet e muajit janar, sikurse ato të muajit dhjetor, kanë reaguar edhe infermierët.
Shoqata e Infermierëve Psikiatrik të Kosovës nëpërmjet një reagimi kanë deklaruar se do të përdorin mjetet ligjore për t’i marr paratë që iu takojnë me ndërrimet dhe kujdestaritë e natës.
Reagimi i plotë:
Shoqata e Infermierve Psikiatrik të Kosovës
Lidhur me një lajm i cili është dhënë nga Gazeta Shneta, se dhe këte muaj kujdestaritë e natës do të paguhen me minus 30% kjo jashtë mase i irriton infermieret të cilët punojne edhe jashtë orarit e puna e tyre nuk paguhet gjoja se për mungesë të mjeteve financiare.
Ju bëjm me dije se dhe muajin e kaluar dhanë po të njejtin arsyetim i cili në fakt ishte arsyetim i kot sepse pati para të mjaftushme që punëtorët e administratës të cilët nuk kan punë për orarit e tyre zyrtar e lere më për punë jashtë orari. Ata u paguan me shuma të mëdha parash e për ndrrimet e natës nuk pati buxhet ky është një justifikim i kot nga QKUK-ja.
Deri kur do të vazhdohet kështu me këte lloj papërgjegjëshmërie ndaj punëtorve shënfetësor.
Do të kerkojmë që të gjitha këto ndalesa të paligjëshme të ju kthehen punëtorve, do ta ndjekim rrugen e kthimit të kujdestarive nëpërmjet ligjit.
Me respekt SHIPK