Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Testi që ju siguron për shëndetin e foshnjës tuaj në javën e 10-të

Këshilla për shtatzëna 19/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dikur kur në barkun tuaj filloi të rritet një jetë e re, si nënë e ardhshme je e vendosur në pozitë të marrësh vendime të mëdha. Një prej tyre a të vendosësh për njërin nga testet prenatale, me qëllim që në fillim të sigurohesh për shëndetin e fëmijës tuaj.

Pulsi i parë, ultrazëri i parë, rrahja e parë e zemrës së bashkëbanuesit tuaj të vogël… Menjëherë pas kësaj brengat e para; a do të jetë me foshnjën time gjithçka në rregull? A do të mundem në 9 muaj t’i ofrojë kushtet më të mira për rritje dhe zhvillim në trupin tim? A do të lind foshnja ime e shëndoshë?

Për fat të mirë, mjekësia bashkohore ka avancuar deri në atë masë, që në shumë pyetje të rëndësishme siç është shëndeti i fëmijës në bark, lehtë mund të marrim përgjigjen e duhur përmes ekzaminimeve të thjeshta dhe testeve prenatale.

Testi Nifty është një test i njohur prenatal si në Kosovë, ashtu dhe në botë. Është një test joinvaziv, që do të thotë nuk kërkon të hyhet në trupin e shtatzënës, duke e bërë kështu plotësisht të sigurt, në të njëjtën kohë të thjeshtë dhe të saktë e besueshëm. Çdo shtatzënë mund ta bëjë qysh në javën e 10-të të shtatzënisë, pasi ashtu mund të bindet për shëndetin e fëmijës së vetë, që tashmë ka filluar të zhvillohet dhe rritet.

Për më shumë informata lidhur me komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU.
Me nxjerrjen e gjakut nga venat e nënës së ardhshme, me një veprim të thjeshtë, që pastaj me teknologjinë më moderne analizon për të ditur nëse në ADN-në e foshnjës është prezent çrregullimi kromozomal.

Testi Nifty është i qasshëm për të gjitha shtatzënat, megjithatë posaçërisht u rekomandohet nënave të ardhshme të cilat:

– Kanë 35 apo më tepër vite

– Ultrazëri i frytit tregon për rritjen e rrezikut për aneuplodi

– Kanë pasur abortime të përsëritura apo janë me fekondim artificial-IVF

– Kanë pasur shtatzëni të mëhershme me ndonjë trisomi

– Kanë kontraindikacione të testeve prenatale invazive, siç është placenta e parakohshme (placenta previa), rreziku nga abortimi apo janë të sëmura nga HBV

Testi Nifty tani është zgjidhja më e mirë e prindërve të ardhshëm, të cilët duan të binden për shëndetin e fëmijës së tyre. Ua mundëson që kohën e shtatzënisë ta kalojnë në qetësi dhe të mund të përgatiten për lindjen e anëtarit të ri të familjes.

Shumica e shtatzënave vendosin për testin Nifty pas ekzaminimit me ultrazë të translucencës nuhale në javën e 12-të të shtatzënisë, megjithatë Nifty mund të realizohet që nga java e 10-të e shtatzënisë. Pas marrjes së gjakut të shtatzënës, rezultati mund të pritet nga 6-8 ditë, e që është një përparësi e vetë testit, pasi që në rezultatet e testeve tjera (amniocinteza, biopsia e shtyllave koronale…) pritet shumë më gjatë.

Testin Nifty e kanë bërë më shumë se 3.500.000 shtatzëna në botë dhe analizat kanë treguar se saktësia e testit NIFTY është 99%, për çka edhe gjinekologët mbështeten në më tepër se 50 shtete të botës. Testet e rrejshme pozitive janë shënuar në 0,05% të testeve të kryera, që konfirmon saktësinë e testit të bërë.

Për më shumë informata lidhur me komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU.

Artikulli paraprakNdjenja e fajit që provon nëna pasi ka rrahur fëmijën, nuk është dashuri
Artikulli i rradhës Reagimi i infermierëve pas raportimit të Gazetës Shneta për borxhin e SHSKUK-së

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.