Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagoi për kushtet në Pediatrinë e QKUK-së, nëna thotë se u përball me presion dhe iu kërkua raport

Lajme 13/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aulona Memeti, e cila një ditë më parë publikoi fotografi nga Klinika e Pediatrisë në QKUK dhe ngriti shqetësime për kushtet atje, ka deklaruar se pas reagimit të saj publik ka filluar të përballet me presion.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:30, është vizituar në dhomën ku po qëndron me djalin e saj dhe i është kërkuar të verifikojë pretendimet e bëra në reagimin e publikuar.

Sipas Memetit, edhe sot, rreth orës 10:30, është vizituar sërish. Ajo thotë se gjatë kësaj vizite i është thënë se pretendimet e saj nuk janë të sakta dhe i është kërkuar të hartojë një raport lidhur me rastin.

“Dua të sqaroj se nuk kam refuzuar dhe nuk refuzoj ta adresoj ankesën time përmes rrugëve institucionale. Trajtimi i djalit tim ende nuk ka përfunduar dhe, në këtë moment, prioriteti im është të kujdesem për të”, ka shkruar ajo”, ka shkruar ajo.

Memeti ka theksuar se fotografitë e publikuara, sipas saj, flasin vetë për gjendjen në të cilën ndodhen disa hapësira të Klinikës së Pediatrisë.

“Ato e dëshmojnë gjendjen ndoshta më mirë se çfarëdo ankese që mund të shkruaj unë. Për të filluar adresimin e një dysheku të njollosur, mungesës së sapunit apo kushteve elementare, nuk duhet pritur ankesa e një nëne me fëmijën e shtrirë në spital”, ka deklaruar ajo.

Reagimi i saj pason publikimin e fotografive nga Pediatria e QKUK-së, përmes të cilave ngriti shqetësime për kushtet në këtë klinikë.

Në fund, Memeti ka theksuar se kritika e saj nuk është e drejtuar ndaj individëve, por ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Duhet ta duam dhe ta mbështesim shëndetësinë publike. Por pikërisht sepse është e jona, duhet edhe të kërkojmë llogari për të”, ka shkruar ajo.

Artikulli paraprakBE-ja pritet të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Artikulli i rradhës Martha Lillard, e mbijetuara e fundit e njohur e poliomelitit në SHBA, vdes në moshën 78-vjeçe

Ju sugjerojmë

BE nis iniciativën për ndihmë prej 1 miliard eurosh për rindërtimin e Gazës

13/07/2026 Lajme

Martha Lillard, e mbijetuara e fundit e njohur e poliomelitit në SHBA, vdes në moshën 78-vjeçe

13/07/2026 Lajme

BE-ja pritet të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13/07/2026 Lajme

Tragjedi në Angli: 4-vjeçarja humb jetën në spital pasi u përplas nga një automjet

13/07/2026 Lajme

Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë

13/07/2026 Lajme

QKUK: Rreth 70 persona kërkuan ndihmë në Klinikën Infektive për helmim të dyshuar nga ushqimi, 22 u hospitalizuan

13/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.