Dashuria e nënës ndaj fëmijëve është jashtëzakonisht e madhe, derisa kjo nganjëherë nevojitet edhe të shndërrohet në apel.
Këtë gjë së fundmi e ka bërë mamia Razije Musa e cila tregon për një ndodhi të një gruaje e cila ka fëmijët e saj në shtëpi derisa detyrohet që të punojë, fëmijët e saj mbahen nga vjehrra dhe këtë ajo e vlerëson mjaft shumë.
Por, kjo nënë nuk ka afërsinë e duhur me foshnjën e saj për shkak të vjehrrës, shkruan Gazeta Shneta. Por, mamia bënë thirrje që nënat të kenë afërsi më të madhe me bebet e tyre pa marrë parasysh rrethanat.
Për më shumë lexoni postimin e plotë nga mamia: FËMIJA KA NEVOJË PËR DASHURINË E NANES Të dashura nana uroj të jeni mirë, sot po ju bëjë apel që të kujdeseni për raportin tuaj me fëmijët. Mora një porosi nga një nanë e cila thotë se punon gjithë ditën dhe për fëmijën e saj kujdeset vjehra, (diçka që ajo e vlerëson) pasi që kthehet në shtëpi ajo nuk i le hapësirë të ketë afërsi me fëmijën për çka fëmija i është larguar asaj. Mbajeni mend,lidhja juaj me fëmijën është nevojë e pazëvendësueshme, diçka që askush nuk mund ta plotësoj. Bëjë apel të keni kujdes me raportin, çdo gjyshe, kujdestare-dado, teze, hallë apo kushdo qoftë nuk mund të jap dashurinë e nanës, prandaj sidomos ju nana e vjehra, kur nanat vijnë në shtëpi misioni i secilit prej nesh mbaron, lejeni nanën të meret me fëmijën.Aroma e nanës ka rëndësi të madhe në qetësimin e fëmijës, fëmija e ndjen veten sigurtë kur përqafohet e ledhatohet nga nana por kur kjo nuk ndodhë këtë ngrohtësi e kërkon diku tjetër por nuk rahatohet. Le të ndryshojë ky mentalitet, të jemi dorë e djathtë e prindërve të rinj po të jemi të vetëdijshëm se ne jemi gjyshër, halla, teze apo vetëm dado.Me dashuri, Razija./Gazeta Shneta/


