Ish-drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu, i cili u shkarkua nga Bordi Drejtues, ka dal me një reagim për organogramin e miratuar nga ish-bordi drejtues në kohën sa Sejdiu ka qenë drejtor.
Këtë organogram e ka shpallë të jashtëligjshëm Zyra Ligjore e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi i njëjti kishte qenë i miratuar nga bordi por jo edhe i aprovuar nga ministri sikurse kërkohet me statut, shkruan Gazeta Shneta.
Por këtë organogram të jashtëligjshëm sipas MSH-së, Sejdiu po e konsideron si një nga të arriturat e tij gjatë mandatit në pozitën e drejtorit. Madje sipas tij, për shfuqizimin e këtij organogrami, do të marrin përgjegjësi Bordi dhe menaxhmenti aktual.
“Lirisht mund te thuhet se struktura organizative ishte nje nga te arriturat me te medha ne shendetesine e pasluftes ne Kosove duke mundesuar funksionalizmin e plote te SHSKUK-se, me kete edhe menaxhimin financiar, furnizimin me barna e materiale, koordinimin profesional mjekesor, harmonizimin administrativ te te gjitha njesive dhe rregullimin e ceshtjeve edukativo – shkencore qe kulmoi me rregulloren per edukimin praktik te studenteve te kolegjeve private”.
“Mungesa e harmonizimit te versionit final te struktures organizative te aprovuar nga bordi drejtues me Ministrine e shendetesise eshte e vetmja mungese, e pretenduar administrative e ketij procesi, e shkaktuar nga neglizhenca administrative e sekretariatit te bordit drejtues te SHSKUK-se”.
“Bordi aktual drejtues i SHSKUK dhe zyrja e auditorit te brendshem, menaxhmenti aktual i SHSKUK, se bashku me zyren ligjore te MSH, marrin pergjegesine e plote per degradimin e plote te nje procesi te suksesshem, per arsyetimin e nje neglizhence te pretenduar administrative te sekretariatit te bordit drejtues, duke u bazuar ne konspiracione te prodhuara nga individ dhe medie qe nuk pelqejne punen e mire, rregullin dhe sukseset e sektorit publik ne shëndetësi”, ka shkruar Sejdiu.
Bordi aktual e ka shfuqizuar organogramin dhe rrjedhimisht ka shuar të gjitha pozitat që kanë qenë të përcaktuara me të. Menaxhmenti ka krijuar një grup punues i cili është duke hartuar organogramin e ri, në bazë të të cilit do të hapen pozitat dhe konkurset. /Gazeta Shneta/