Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë Dr. Venera Berisha-Muharremi, ka reguar ndaj artikullit të Gazetës Shneta lidhur me udhëtimin e endorkinologëve dhe pulmologëve në Turqi.
Berisha-Muharremi ka thënë se vetëm katër endokrinolog kanë shkuar në Turqi për edukim të vazhdueshëm.
Gazeta Shneta ka shkruar sot për udhëtimin e mjekëve të QKUK-së në qytetin bregdetar Side me financim të kompanisë farmaceutike “Trepharm”.
Reagimi i plotë i endokrinologes:
Lidhur me artikulin e botuar me date 06.04.2019, ne portalin Shneta, me titull ,, Trepharm“ i zbraz dy klinika te QKUK-se…,
Klinika e Endokrinologjisë me qëllim të informimit të drejtë përmes kėtij reagimi dëshiron të njoftojë publikun se vetëm 4 mjek specialist nga kjo Klinikë gjenden në edukim të vazhduesh në Turqi me leje, dhe se të gjitha shërbimet në këtė Klinikë janë kryer si çdo ditė tjetër!
Drejtoresha e Klinikës Emdokrinologjike
Prof.ass.dr. Venera Berisha-Muharremi