Komuna e Prishtinës, ka dhënë qëndrimin e saj rreth situatës së krijuar në çështjen e rregullimit të orareve dhe kujdestarisë së barnatoreve në Prishtinë.
Përmes një komunikate, Komuna e Prishtinës ka thënë se me datën 04 shtator 2023, është miratuar ndryshim/plotësimi i Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në komunën e Prishtinës 01 nr. 110-1203 e dt. 16.06.2010, përcjell Gazeta Shneta.
Ky ndryshim i Rregullores është inicuar me qëllim të rregullimit të orarit të punës së klinikave private dhe të barnatoreve, respektivisht orarit të kujdestarisë së barnatoreve gjatë natës.
I tërë ky ndryshim është bërë me qëllim të ofrimit të shërbimeve 24h për qytetarët e kryeqytetit dhe kjo Rregullore është hartuar dhe në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK).
Mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi i Agjencionit për Produkte dhe Pajisje Medicinale duke kundërshtuar vendimin e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës për Rregulloren e kujdestarive dhe orarit të barnatoreve në kryeqytet.
AKPM ka thënë se kjo rregullore e aprovuar nga Komuna e Prishtinës është në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje MEdicinale dhe dhe Udhëzimit Administrativ për Qarkulluesit Farmaceutik me Pakicë.
Bazuar në këtë legjislacion, sipas reagimit, AKPM është i vetmi autoritet kompetent për rregullimin e tregut farmaceutik, që bënë licencimin dhe rregullimin e fushëveprimtarisë se barnatoreve në Republikën e Kosovës.
Mirëpo për të sqaruar këtë çështje, Komuna e Prishtinës i kundërpërgjigjet AKPM-së rreth ndërhyrjeve të pabaza dhe dashakeqe:
“Reagimi i Agjencise se Kosoves per produkte medicinale se Rregullorja e miratuar nga Kryeqytetit eshte pa baze ligjore dhe se përcaktimi i këtij orari eshte ndërhyrje ne kompetenca te nivelit qendror eshte totalisht i paqëndrueshëm dhe dashakeq per arsye se sipas legjilsacionit ne fuqi, respektivisht nenit 40 te Ligjit per tregtinë e brendshme nr. 2004/18, përcaktimi i orarit te punës per subjektet afariste dhe tregtare ku hyjnë edhe barnatoret, eshte ne kompetence te nivelit lokal (Komunave). Per me tepër, deklarimi i AKPPM-se se te njëjtit janë ne përgatitje te Udhezimit Administrativ ne baze te se cilit do te përcaktohet oraret dhe kujdestaritë, eshte ne fakt ndërhyrje direkte ne kompetenca te nivelit lokal dhe thirrja e AKPPM-se qe subjektet farmaceutike te mos respektojne orarin e përcaktuar nga Kryeqyteti, eshte edhe shkelje ligjore” thuhet në komunikatën e dhënë nga Komuna e Prishtinës. /Gazeta Shneta/




