Kopshti ‘Cambridge Kids’ ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet një dado duke e goditur me shuplakë një fëmijë, i cili nuk dëshironte të ulej në karrocë.
Videon e ka publikuar nëna e fëmijës në rrjetet sociale, duke treguar si ka ndodhur rasti dhe duke ua bërë me dije prindërve tjerë për sjelljen e dados në këtë kopsht, shkruan Gazeta Shneta.
Zyrtarët e ‘Cambridge’ kanë dal me një sqarim ku tregohet se dadoja është përjashtuar nga puna, ndërsa rastin skandaloz e kanë quajtur të izoluar.
“Gjatë ditës së djeshme, njëri nga prinderit ishte duke parë kamerat në momentin kur edukatorja e merr me forcë dhe në mënyrë jo profesionale e vendosë fëmijën e tij në karrocë. Me të parë skenën përgjegjësit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren ne fjalë, ndërsa prindit I është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha inqizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija I tij gjatë gjithë qëndrimit në qerdhen tonë”, thuhet në këtë reagim.
“Në ndërkohë që kërkojmë mirëkuptimin dhe besimin Tuaj prindor që të tejkalojmë këtë rast të izoluar dhe të pa presedan”, thuhet tutje në reagimin e kopshtit.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësja Flora Ahmeti ka treguar se është iniciuar rasti për keqtrajtim të fëmijës. /Gazeta Shneta/