Një tjetër video ku shihet një edukatore duke i bërtitur dhe shkundur një fëmijë në kopshtin ‘Cambridge Kids’ është publikuar në facebook.
Në këtë video shihet një edukatore duke e qortuar ashpër një fëmijë. Në video nuk dëgjohet qartë se për çfarë rasti bëhet fjalë, shkruan Gazeta Shneta.
Kujtojmë se sot gjatë ditës një nënë publikoi një video ku shihet një dado duke e goditur me shuplakë fëmijën e saj, i cili nuk dëshironte të ulej në karrocë.
Rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës, ndërsa kopshti e ka quajtur rast të izoluar.
Videoja ka ngjallë shumë reagime të ashpra sidomos nga prindërit në rrjetet sociale të cilët kanë kërkuar përgjegjësi dhe mbylljen e kopshtit. /Gazeta Shneta/