Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagon kryeinspektori farmaceutik: Kemi shqiptuar 130 gjoba për barnat nga Serbia

Lajme 01/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeinspektori i Inspektoratit Farmaceutik Dr. Shaban Osmanaj, ka reaguar ndaj disa deklaratave të neuropsikiatrit Dr. Jusuf Ulaj, i cili alarmoi për përdorimin e barnave me banderola të Serbisë.

Ulaj në postimin e tij tregoi se në dy raste pacientët përdornin barna nga Serbia, të cilat nuk dihet si kanë ardhur në Kosovë. Ai i bëri thirrje edhe Inspektoratit Farmaceutik që të merret me rastin dhe të kryej obligimin e tyre ligjor, shkruan Gazeta Shneta.

Por Osmanaj thotë se institucioni të cilin e drejton është marr me qindra raste të tilla. Madje ai ka deklaruar në reagimin e tij se IF ka gjobitur 130 individ, barnatore dhe depo farmaceutike për shkak të barnave me banderola të Serbisë.

Reagimi i plotë nga Osmanaj:

Ftesë publike të nderuarit Prof dr Jusuf Ulaj.

I nderuar Dr. Ulaj, duke lexuar me vëmendje shqetësimin tuaj lidhur me medikamentet me banderola të Republikës së Serbisë që ka përdorur pacienti i juaj dhe dyshimin se ato mund të jenë të transportuar në Kosovë në formë ilegale, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie që mund të paraqet ndër të tjera dhe rrezik për shëndetin e pacientit, së pari është dashur të na njoftoni në forma tjera Ne si organ mbikëqyrës pra Inspektoratin Farmaceutik.

Me gjithat, ju ftoj që të na jepni të dhëna më në detaje lidhur me rastin në fjalë.

Lidhur me konstatimin tuaj se për ketë është dashur të dal Inspektorati Farmaceutik, ju vej në dijeni se në momentin e parë kur ne kemi një informatë të tillë veprojmë menjëherë dhe ky konstatim i juaj për IF nuk qëndron.

Ju vejmë në dijeni qe vetëm brenda këtij 9 mujori, Inspektorati Farmaceutik ka marre masa ndëshkuese në më shumë se 130 raste duke gjobitur Individ, barnatore dhe depo farmaceutike, ku në shumicën e këtyre rasteve kemi hasur në produkte ilegale (pra me banderola të Serbisë).

Për fund, duke çmuar punën tuaj prej profesionisti, ju bej dhe një herë ftesë publike që për çdo rast të tillë të na ndihmoni me informata.

Në ruajtje të shëndetit të publikut, gjithmonë në gatishmëri!

Artikulli paraprakKontracepsionet e urgjencës, përdorimi i tyre brenda 3 dhe 5 ditësh
Artikulli i rradhës Roli i Omega-3 në shtatzëni dhe benefitet që mund ti sjell 

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.