Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagon SHSKUK pas raportimit të Gazetës Shneta: Lifti në Ortopedi po rregullohet nga kompania

Lajme 10/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gazeta Shneta sot gjatë ditës ka raportuar për prishjen e liftit të Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, pas raportimit ka reaguar Shërbimit Spitalir Klinik Universitar të Kosovës.

Në reagimin e tyre thuhet se ashensorët në Klinikën e Ortopedisë dhe në klinikat tjera në Qendrën Klinike Universitare janë në servisim të rregullt.

“Në lidhje me shkrimin tuaj “ Prishet lifti në Ortopedinë e re të QKUK-së, pacientët me trauma barten me batanije”, Sektori Teknik në QKUK, ju njofton se liftat në Klinikën e Ortopedisë dhe në klinikat e tjera në QKUK janë në servisim të rregullt”, thuhet në reagim.

“Menjëherë pasi është lajmëruar defekti në lift, është njoftuar kompania e cila ka sjellë serviserët e saj dhe ka rikthyer në gjendje të rregullt liftin i cili tashmë është në funksion”, thuhet tutje.

Dy familjarë të pacientëve kanë njoftuar mbrëmë Gazetën për mos funksionimin e liftit, si dhe kanë dërguar disa video e fotografi ku shihen duke i bartur familjarët e tyre me batanije.

Ata kanë thënë se raste të ngjashme kishin edhe shumë qytetarë të tjerë të cilët u detyruan të përdorin batanijen si zgjidhje në mungesë të liftit.

Edhe pse kanë kaluar disa orë që nga raportimi i pacientëve për prishje të liftit, kompania kontraktuese ende nuk e ka bërë rregullimin e plotë të liftit. /Gazeta Shneta/

/

Artikulli paraprakLifti i prishur në Ortopedi ende nuk është rregulluar përfundimisht
Artikulli i rradhës Lenjani në gjykatë për mosdeklarimin e pasurisë: Ndihem i turpëruar, kam qenë i ngarkuar nga pandemia

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.