Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lifti i prishur në Ortopedi ende nuk është rregulluar përfundimisht

Lajme 10/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonëse kanë kaluar disa orë që nga raportimi i pacientëve për prishje të ashensorit në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kompania e kontraktuar për mirëmbajtje të ashensorëve në QKUK ende nuk e ka bërë rregullimin përfundimtarë të liftit. 

Menaxheri i kompanisë “Ejona”, Adem Shala, thotë se herë pas here ka ndërprerje të liftit mirëpo shpreson se do të pajisen edhe me një pjesë, përmes së cilët do të arrijnë të rregullojnë përfundimisht liftin.

“Ne jemi 24 orë këtu brenda. Ka defekte herë pas herë, faktikisht dje ka qenë defekti më i madh. Lifti është shumë i vjetër, ndërprerje nuk ka pasur kurrniherë, po paraqet probleme herë pas herë mirëpo unë e kam ekipin këtu 24 orë. Po shpresojmë që deri pasdite vjen edhe një pjesë që duhet me ia ndërru dhe rregullohet komplet”, thotë ai në një prononcim për Gazetën Shneta.

Shala shton se mbrëmë lifti nuk ka funksionuar vetëm deri sa ka ardhur punëtori dhe e ka rregulluar.

“Prishja ka zgjatur derisa ka ardhë punëtori prej zyrës ku i kemi, diku 200 metra më larg QKUK-së, që po i bjen diku 20 minuta është vonu dhe është rregullu lifti. Pacienti ka të drejtë tonaherët, ai (personi i cili e ka xhiruar) më tepër është marrë me filmim se me lënë punëtorin me punu. Lifti është tu punu por herë pas herë ka ndërprerje, e qet Erorr”, thekson ai.

Në anën tjetër, Gazeta ka kontaktuar edhe drejtorin e klinikës, Gani Jashanica i cili shprehet i pakënaqur me punën e kompanisë, sipas tij “vetëm ia bëjnë adetin dhe lifti prishet prapa”

“Po është rregullu, mirëpo po prishet si çdo sen, veç ja bojn adetin edhe po prishet prap. Normal që diskutojmë (me drejtorin e ShSKUK-së) e dërgon mjeshtrin punon një orë edhe nuk rregullohet mirë se po prishet”, shprehet ai.

Pas raportimit të Gazetës Shneta, Drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka njoftuar se sektori Teknik në QKUK është në servisim të rregullt të liftave në Klinikën e Ortopedisë dhe në të gjitha klinika tjera.

Klinika e re e Ortopedisë në QKUK i posedon dhomat e pacientëve në katin e dytë, ndërsa duke pas parasyshë natyrën e lëndimeve që trajtohen aty, lifti është i domosdoshëm. Por kjo nuk është hera e parë që klinikat e QKUK-së përballen me probleme me liftat ku shpesh herë ndodhë që të mbesin brenda të bllokuar edhe vet stafi mjekësor. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQMF 2 në Ferizaj nuk ofron shërbime gjatë kujdestarive për shkak të mungesës së stafit
Artikulli i rradhës Reagon SHSKUK pas raportimit të Gazetës Shneta: Lifti në Ortopedi po rregullohet nga kompania

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.