Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagon ShSKUK’ja ndaj logopedit që keqtrajtoi fëmijën 5-vjeçar me autizëm

Lajme 27/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një postim në faqen zyrtare, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka reaguar ndaj rastit të logopedit Iljasa Fazliu, logoped dhe njëherësh u.d. shef i defektologjisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL).

Sipas ShSKUK’së, rasti ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK’së, ndërsa sjellja e një profesionisti shëndetësor është e papranueshme dhe e dënushme shkruan Gazeta Shneta.

“Njoftojmë opinionin se me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, menaxhmenti i ShSKUK-së,  kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë  që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse.”

“Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi.”

Ndërkaq, Gazeta Shneta ka raportuar sot se Ordinanca e Iljasa Fazliut nuk ishte e licensuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Për këtë, ShSKUK’ja deklarohet se një përgjegjësi e tillë është pjesë e kompetencave të Odave përkatëse.

“Sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve  për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka  të njejtit duhet të lajmërojnë institucionet.”

“Mungesa e një databaze elektronike për stafin e ShSKUK, e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avansimeve dhe mungesave eventuale të stafit.”, thuhet në njoftim.

Sot gjatë ditës është raportuar se logopedi Iljasa Fazliu, i cili njëherësh është edhe ud. i shefit të shërbimit të Logopedisë në QKUK ka abzuar psiqikisht në ordinancën e tij private një fëmijë 5-vjeçar me autizëm.

Sipas video-inqizimeve të siguruara nga Gazeta Insajderi, Fazliu dëgjohet duke përdorur fjalë të papërshtatshme, të papranuara ndaj fëmijës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak6 mënyra se si të bëni një gjumë të rehatshëm
Artikulli i rradhës Karakteristikat e një personi me inteligjencë emocionale

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.