Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Realiteti virtual mund të trajnojë trupin për të luftuar infeksionet, sipas një studimi të ri

Jetë 31/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim inovativ nga Zvicra tregon se qëndrimi pranë njerëzve të sëmurë në një botë virtuale mund të aktivizojë sistemin tonë imunitar – edhe nëse ata njerëz nuk janë real.

Studiuesit e Universitetit të Gjenevës përfshinë 248 të rinj të shëndetshëm në një eksperiment ku ata vendosën kufje të realitetit virtual (VR) dhe u futën në një mjedis të simuluar ku avatarët paraqiteshin me simptoma të dukshme të sëmundjes, si kollë apo skuqje në lëkurë.

Kur këta avatarë “të sëmurë” iu afruan pjesëmarrësve, truri i tyre tregoi rritje aktiviteti në pjesën që njihet si “rrjeti i rëndësisë” (salience network) – një zonë që zbulon rreziqet dhe ndihmon trupin të përgatitet për reagim.

Mostrat e gjakut të marra pas kontaktit me avatarët treguan gjithashtu një rritje të qelizave imunitare të quajtura qeliza limfoide të lindura, që zakonisht aktivizohen kur trupi përballet me patogjenë. Këto ndryshime biologjike ndodhën brenda pak orësh.

“Pritshmëritë tona ishin që reagimet të ishin shumë të lehta,” tha Dr. Camilla Jandus, imunologe dhe autore e studimit. “Por të shohësh ndryshime në qeliza kaq shpejt ishte surprizë”.

Sipas studiuesve, raporton Euronews Health, ky reagim i hershëm imunitar mund të shërbejë si një sistem paralajmërimi i trupit – duke e përgatitur për t’u mbrojtur para se infeksioni të depërtojë realisht, transmeton Gazeta Shneta.

Edhe pse ende nuk është e qartë nëse kjo përgjigje e shkaktuar nga VR është aq e fortë dhe afatgjatë sa ajo nga vaksinat, studimi sugjeron një potencial të madh për përdorimin e realitetit virtual si mjet ndihmës për forcimin e sistemit imunitar.

Hapat e ardhshëm të ekipit përfshijnë studime mbi efektet e VR në ekspozimin ndaj viruseve dhe baktereve, si dhe për rolin që mund të ketë në përforcimin e reagimit ndaj vaksinave apo në trajtimin e alergjive përmes një lloj “terapie ekspozimi”.

“Qëllimi është që trupi të jetë i përgatitur përpara se të përballet me kërcënimin e vërtetë”, përfundon Jandus. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakKa lindur foshnja “më e vjetër” në botë, vjen nga një embrion i ngrirë në vitin 1994
Artikulli i rradhës Adoleshenti në Indi humb jetën pas një diete ekstreme vetëm me lëngje

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.