Nëse jeni person që kapeni shpejt nga ethet atëherë receta e ilaçit që mund ta përgadisni në shtëpi është këtu.
Ethet në buzë apo siç njihet në mjeksi Herpesi Oral është një problem me të cilin ballafaqohen shumë njerëz. Pavarësisht a jeni duke u përballur me një problem të tillë tani apo doni ta parandaloni në të ardhmen, kjo është recetë e lehtë që bëhet me përbërësit që kemi në kuzhinë.
Një prej artikujve që kemi në shtëpi dhe mund të ju ndihmojë është qulli i misrit. Ky është një ndër preparatet më të mira me ndihmën e të cilit mund ta largoni lehtë këtë problem.
Kjo ndodhë pasiqë qulli i misrit neutralizon vlerat pH të etheve të cilat “ushqehen” me thartirë dhe kështu zbutë dhembjen dhe inflamacionin.
Por, ju mund ta krijoni edhe si pastë dhe ta përdorni atë.
Kjo është receta për pastën:
– një lugë qull misri
– pak ujë.
Përgatitja dhe përdorimi i saj:
Përzieni qullin me pak ujë në mënyrë që të përftoni pastë të dendur. Disa herë në ditë vëreni pak pastë në buzë ku ju janë shfaqur ethet me ndihmën e shkopthit për veshë. /Gazeta Shneta


