Kate Middleton ka dëshmuar herë pas here se është një nënë e mrekullueshme.
E nëna e tre fëmijëve nuk është hutuar as kësaj here në ceremoninë mbretërore të mbajtur në pallatin ‘Buckingham’, për nder të ditëlindjes së Mbretëreshës.
Në një moment, kur të gjithë kanë dalur në ballkonin e pallatit për të përshëndetur të gjithë të pranishmit, vajza e Kate dhe Princit William, princesha Charlotte gati sa është rrëzuar.
Por, nëna e saj ka qenë aty, gjithmonë shumë e vëmendshme, dhe është përkujdesur që vajza e saj të mos vrahet, e më pas e ka kapur në krahë për ta qetësuar pas atij shqetësimi të vogël./gazetashneta