Shqipëria sot shënon rritjen më të madhe të të rasteve me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për COVID-19 ku janë konfirmuar 117 raste pozitive raporton TopChannel, transmeton GazetaShneta.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.
Rreth 68 pacientë janë shëruar nga COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm në 2014.
Aktualisht në Shqipëri janë 1462 persona aktivë me COVID-19, në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Fatkeqësisht, betejën ndaj COVID-19 nuk arritën ta mposhtin 2 pacientë, të cilët përpos virusit kishin gjithashtu sëmundje bashkëshoqëruese./GazetaShneta/