Shkruan Lira Gjika, pediatre.
Loja është fenomen në natyrë dhe është e lidhur direkt me egzistencën. I vogli i gjitarëve po nuk luajti, nuk mbijeton dhe luajnë vetëm ata të vegjël që e kanë të siguruar ushqimin. Për të voglin e njeriut, loja është aktivitet kreativ dhe kërkim i vetes. Fëmija që të realizojë veten, ta njohë dhe ta vendos në gjëndje pune, i duhet energji që e ka dhe organizim që do e mësojë. Dhe forma më e mirë për të mësuar organizimin dhe kanalizuar energjinë, është loja. Loja krijon kushte ideale paqeje, sigurie dhe qetësie. Në lojë nuk ka paragjykim por bashkëpunim.
Lojën nuk e bëjnë lodrat, por lodrat marrin vlerë kur fëmija i përfshin në lojë. Në momentin që fëmija nuk i përfshin në lojë ato janë thjesht sende. Loja për fëmijën është e barazvlefshme me punën e të rriturit. Madje, sikur i rrituri ta merrte punën me aq seriozitet, sa merr fëmija lojën, kjo botë do të ishte ndryshe. Lira Gjika
Artikulli i publikuar është plotësisht i autores dhe nuk ka ndërhyrje nga redaksia e Gazetës Shneta.