Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rënia e qerpikëve paralajmëron këto probleme shëndetësore

Jetë 30/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbyll sytë fort, shpreh një dëshirë dhe fryji qerpikut të cilin e mban me mollëzat e gishtave… të gjithë e kemi bërë apo vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë! Por nëse ju ndosh si shpesh t’ju bien qerpikët, atëherë keni një problem shëndetësor, apo diçka nuk shkon me rutinën tuaj të bukurisë. Më poshtë do të listojmë të gjitha arsyet përse ju bien qerpikët.

Zakonet e këqija të bukurisë

Nëse jeni aq të kujdesshme sa të hiqni makeup-in çdo natë para se të flini, nuk do të vuani kurrë nga puçrrat apo aknet që shpërthejnë nga hiçi!

Por nëse rutina juaj e bukurisë nuk përfshin pastrimin e lëkurës me pastrues, ujë micelar apo gjithëfarë produkti atëherë me shumë mundësi nuk e keni lëkurën të përsosur ashtu si do të donit. Megjithatë kur vjen puna tek larja e lëkurës, ndodh të bëni një gabim që dot’ju kushtojë jo pak, transmeton living.al.

Kur pastroni grimin nga sytë mos ushtroni forcë kur përdorni pambuqet (nëse i pastroni me ujë micelar) sepse kjo gjë dëmton rrënjët e qerpikëve duke nxitur rënien e tyre. E dimë që mund të habiteni, por asnjë produkt nuk do i pastrojë më mirë sytë nga makeup-i sesa uji me sapun.

Mund të mendoni se ky i fundit do të dëmtojë qerpikët, por ndodh e kundërta. Folikulat e qerpikëve pastrohen më mirë duke nxitur kështu rritjen e tyre.

Inflamacion i gjendrës së lotit

Bllokimi i gjendrave të lotit çon në një inflamacion kronik të folikulave të qerpikëve , duke bërë që këto të fundit të bien. Në rastin e parë që vëreni skuqje, lëngëzim të syve, ndjeni djegie apo kruarje, trajtojeni problemin në kohë para se të bëhet shkak për shqetësime të tjera.

Problemet me tiroiden

Tiroidja kontrollon prodhimin e hormoneve të trupit, por ndonjëherë niveli më i lartë apo i ulët i tyre shkakton jo pak probleme. Si hipotiroidizmi ashtu edhe hipertiroidizmi shkaktojnë këtë problem.

Alopecia

Rënia e qerpikëve mund të vijë nga alopecia ose një tjetër sëmundje autoimune. Kjo gjendje pengon rritjen e flokëve në trupin, kokën ose fytyrën tuaj. Mjekët besojnë se kjo sëmundje bën që trupi të sulmojë folikulat e qimeve !

Sëmundjet kronike inflamatore

Të ngjashme me alopecinë, sëmundjet kronike inflamatore janë rastet kur trupi “sulmon” veten. Për shembull, si artriti reumatoid dhe lupusi mund të “luftojnë” qelizat dhe indet e shëndetshme të nyjeve, organeve dhe enëve të gjakut.

Meqenëse këto sëmundje të brendshme nuk kanë gjithmonë shumë shenja të dukshme, është e rëndësishme t’u kushtohet vëmendje ndryshimeve të vogla por të dukshme – si rënia e qerpikëve./EO/

Artikulli paraprakRreziqet e qëndrimit ulur: Kuptimi i rreziqeve shëndetësore të stilit të jetesës së ulur
Artikulli i rradhës Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj personit që ia dogji garazhin gazetarit Alban Selimi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.