Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rënia në peshë përmes ndërhyrjes kirurgjike në stomak

Jetë 05/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

10 vjet më parë, operacioni për rënien në peshë ishte diçka e re dhe pak dihej mbi efektet afatgjata të operacionit që zvogëlon organet e tretjes së ushqimit.

Një studim i kohëve të fundit shqyrtoi nëse njerëzit mund të ruajnë rënien në peshë pas operacionit dhe nëse rreziqet për goditje në zemër dhe diabetin mbeten të vogla gjashtë vjet pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Jody Stubler para operacionit për humbje peshe dhe tani. “Humbja e peshës më ka ndihmuar të krijoj besim të madh tek vetvetja dhe aftësitë e mia.”

Ajo ka humbur 54 kilogramë, nuk ka diabet të tipit 2, dhe tensioni i gjakut dhe nivelet e kolesterinës janë normale.

Ka disa lloje operacionesh gastrike, që synojnë të njejtën gjë, zvogëlimin e stomakut.

Mjeku Ted Adams me Shkollën Mjekësore në Universitetin Utah, drejtoi studimin me më shumë se 1 mijë pacientë mbi peshë. Një grup pacientësh pranuan operacionin më të zakonshëm në stomak ndërsa të tjerët jo.

Gjatë procedurës, kirurgu pret stomakun në pjesën e sipërme për të krijuar një qeskë të vogël me madhësinë e një kokre arre. Ushqimi anashkalon stomakun dhe shkon direkt në pjesën e mesme të zorrës së hollë.

Me stomak më të vogël, pacientët hanë më pak dhe kështu bien në peshë. Por nuk dihej nëse kjo rënie në peshë dhe përfitime të tjera shëndetësore mund të ishin të qendrueshme.

“Gjashtë vite më vonë, afro 80 përqind e pacientëve që kanë zvogëluar stomakun kanë qënë në gjendje të ruajnë humbjen e peshës në një shkallë të konsiderueshme.”

Ata që kanë bërë operacionin po ashtu kanë zvogëluar rreziqet për goditje në zemër dhe në tru. “Çdo faktor rreziku kardiovaskular që studiuam ishte përmirësuar ndjeshëm ose mbetej i përmirësuar në pacientët që kishin bërë operacion stomakun, krahasuar me ata që nuk kishin bërë ndërhyrje.”

Studimi tregonte se tensioni i gjakut, nivelet e kolesterinës dhe diabeti i tipit 2 ishin më të ulta tek pacientët me ndërhyrje, krahasuar me ata që nuk ishin bërë operacion. Studimi tregoi se zvogëlimi i stomakut mund ta kurojë diabetin e tipit 2.

Por këto përfitime kanë një kosto. Zvogëlimi i stomakut kërkon që pacienti të ndryshojë në mënyrë drastike dhe të përhershme zakonet e ngrënies dhe t’i kthehet një regjimenti ushtrimesh fizike.

“Është një rrugë sfiduese dhe shpesh e vështirë. Mendërisht, fizikisht dhe emocionalisht, gjithçka ndryshon.”

Ende shumë pyetje mbeten pa përgjigje rreth operacionit gastrik. Mjeku Adams ka në plan t’i studiojë përsëri gjetjet, kësaj rradhe 10 vjet pas operacionit. Studimi u publikua në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane.

Artikulli paraprakJu ka dalë testi i shtatzënisë pozitiv? Ja gjëja e parë që duhet ta bëni
Artikulli i rradhës Producenti i njohur bëhet baba, organizon festë madhështore

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.