Pajisja e mamografisë i është shtuar repartit te Radiologjisë në Gjilan.
Kështu është bërë e ditur nga vet Spitali i Përgjithshëm në Gjilan, ku sipas tyre aparati i mamografisë do të jetë aktiv për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për këtë shërbim, shkruan Gazeta Shneta.
“Shërbimi i mamografisë është tashmë i gatshëm. Pas renovimeve të nevojshme në dhomat ku do të vendosej mamografi, sot u bë vendosja e tij dhe nga e hëna e ardhshme datë 31.01.2022 ai do të jetë në shërbim të qytetareve. Pacientët nuk do të kenë nevojë që këto shërbime t‘i marrin gjetiu por këto shërbime do t‘i marrin në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të Anamoravës dhe jo vetëm”,është thënë në njoftimin për media.
Mamografia është një metodë radiologjike- incizim i gjirit në rëntgen, e cila përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit./Gazeta Shneta/