Reperi i hitit “Majt djatht”, DaGhost, ditën e sotme është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Saranda, ka sjellë në jetë një vajzë, që çifti e ka pagëzuar me emrin Aria.
Lajmin e ardhjes në jetë të vajzës e ka bërë të ditur “Prive”, që ka publikuar edhe një foto të së voglës.
DaGhost dhe Saranda u kurorëzuan me martesë në vitin 2015 dhe janë gjithashtu prindër të një vajze të quajtur Atis.