Tre persona janë arrestuar në Istog, pasi kur nga mjekët morën lajmin se axha i tyre ka vdekur, ata kanë shprehur revoltë ndaj personelit mjekësor, shkruan Gazeta Metro.
Të dyshuarit edhe gjatë arrestimit kanë penguar dhe sulmuar policët.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas konstatimit nga mjeku kujdestar se: ,,axha i tyre nuk kishte shenja jete”, të dyshuarit ishin revoltuar ndaj personelit mjekësor dhe gjatë ndërhyrjes policore të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.