Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Revoltohet zëvendësministri: Kam kontribuar në luftë, prandaj sot jam këtu

Lajme 14/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nga 60 zëvendësministrat e emëruar nga Qeveria e Ramush Haradinajt, është revoltuar me raportimet e fundit të mediave.

Muharrem Kuqi i emëruar zv.ministër nga radhët e Nismës në Ministrinë e Shëndetësisë, ka kërkuar që të respektohet më shumë për shkak të kontributit që ka dhënë, shkruan Gazeta Shneta.

Ai ka shfrytëzuar konferencën për media me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, që të kritikojë mediat dhe opinionin për “apostrofimin” e tij me rastin e emërimit.

“Kam nderin që të jem në këtë konferencë si zëvendësministër, të apostrofuar kohëve të fundit shumë në media dhe shfrytëzoj rastin që të bëjë një vërejtje sepse i apostrofuar ndihem edhe unë”, është shprehur ai.

Kuqi, një nga 60 zv.ministrat, është shprehur i pakënaqur që askush nuk ia di kontributin që ka dhënë për Kosovën.

“S’besoj që asnjë prej juve jeni në dijeni se unë kam qenë kontribuues i madh në shëndetësi në kuadër të luftës që ka ndodhur në Kosovë. Ne kemi shfrytëzuar momentumin me disa kolegë intelektual në Zvicër për të formuar një shoqatë të mjekëve e cila quhej ‘Ndihmë për Kosovën’ dhe kemi kontribuuar me mundësitë tona që dhjetëra transporte të sillen në Kosovë për nevoja të luftës”, ka thënë ai, duke arsyetuar kështu emërimin e tij në këtë pozitë.

Kuqi thotë se pajtohet deri diku me mediat për emërimin e numrit të madh të zv.ministrave, ndonëse vet është një prej tyre dhe kishte pranuar emërimin me kënaqësi.

“Në rrethanat e sotit, në formimin e Qeverisë natyrisht se unë pajtohna me një pjesë mediale në emërimin e zëvendësministrave, por unë ju kisha lut që të merreni me emra të përveçshëm”.

Duke kërkuar që të mos apostrofohet, Kuqi tërthorazi e ka bërë një gjë të tillë për kolegun e tij nga një ministri tjetër, më saktë për të shumë përfolurin Gjergj Dedaj i emëruar zv.ministër në Ministrinë e Jashtme.

“Të apostrofoni ata persona që vegjetojnë nga njëri institucion në tjetrin, që me të vërtet shfrytëzojnë postet për paga, kurseni ata njerëz që ose nuk i njihni ose nuk kanë qenë medial, por që kanë katapultu si zëvendësministër”, ka thënë Kuqi, duke vazhduar me fjalë miradije për vetën, “një ndër ta jam edhe unë si ekspertë i një fushe të caktuar në shëndetësi që për shkaqe idelaliste ose që e dua vendin kam përfunduar këtu ku jam sot”, është shprehur ai, ku më tej ka vazhduar të flas për diabetin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKërkohet vetëdijesimi i grave shtatzëna për rrezikun e sëmundjes së diabetit
Artikulli i rradhës Çfarë ka ndodhur dje në Gjinekologji

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.