Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i ka publikuar rezultatet e testit me shkrim në konkursin për drejtorë të klinikave.
Rezultatet janë befasuese pasi nga testi kanë ra kandidatë që kanë udhëhequr klinikat ndër vite, ndërsa kanë kaluar kandidatë të rinj, shkruan Gazeta Shneta.
Kandidati për drejtor të Klinikës së Pulmologjisë nga testi ka ra Dr. Musa Hoxha me vetëm 43.56 pikë të arritura.
Ndërsa ka kaluar testin kandidati për drejtor të Klinikës së Nurokirurgjisë, Dr. Besnik Elshani me gjithsej 52 pikë.
Testin e ka kaluar edhe kandidatja për drejtor të Klinikë së Kirurgjisë Plastike, Rekomstrikt dhe Estetikë, Dr. Violeta Zatriqi me 56.73 pikë.
Nga testi kanë rënë edhe dy kandidatë për drejtor të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Dr. Nazmi Kolgeci me 45. 78 dhe Dr. Sabit Misimi me vetëm 48.23 pikë të arritura.
Njëjtë ka ndodhur edhe me dy kandidatët për drejtor të Klinikës së Anestezionit dhe M.I, Dr. Gazmend Spahija me 47.69 pikë dhe Dr. Rexhep Gjyliqi 48 pikë.
Ndërkohë testin me gjithsej 54 pikë e ka kaluar kandidati për drejtor të Klinikës së Psikiatrisë, Dr. Faton Kutllovci.
Testin e kanë kaluar edhe dy kandidatë për drejtor të Klinikës së Neurologjisë, Dr. Edmond Komoni 53.38 pikë dhe Dr. Rushir Jashari me 52.99 pikë të arritura.
Kandidatja për drejtor të Klinikës së Pediatrisë, Dr. Alije Keka-Sylaj ka kaluar testin me 53 pikë të arritura, ndërsa ka ra nga testi kandidatja tjetër, Dr. Arlinda Maloku-Çitaku me vetëm 43.23 pikë.
Nga testi ka ra edhe kandidatja për drejtor të Klinikë së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, Dr. Teuta Osmani-Vllasolli me vetëm 35.96 pikë të arritura.
Edhe kandidati për drejtor i Shërbimit Klinik i Emergjencës, Dr. Basir Lenjani ka ra nga testi duke arritur vetëm 40.94 pikë, ndërkohë testin për këtë pozitë e ka kaluar, Dr. Naser Syla me 51.66 pikë të arritura.
Dy kandidatë që kanë kaluar testin për drejtor të Klinikës së Biokimisë Mjekësore janë Dr. Leonard Kurti me 54.83 pikë dhe Dr. Driton Sopa me 52.13 pikë, ndërsa kanë rënë nga ky test janë Dr. Bislim Bislimi 44.52 pikë dhe Anita Morina 34.95 pikë, ndërkohë i pranishëm në test nuk ishte Dr. Shemsi Veseli.
Kandidati për drejtor të Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL), testin e ka kaluar, Dr. Arsim Elezaj me 52 pikë, ndërsa nuk e kanë kaluar tre kandidatët e tjerë, Dr. Flamur Ukaj me vetëm 48.66 pikë të arritura, Dr. Arsim Behramaj me 40.89 dhe Dr. Kujtim Kastrati me 33.56 gjithsej.
Për kandidatë për drejtor të Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji që kanë kaluar testin janë, Dr. Fitore Komoni Bejta me 51.5 pikë dhe Dr. Skender Telaku me 51 pikë, teksa në test ka munguar Dr. Arber Veliu.
Nga testi për drejtor të Klinikës së Endokrinologjisë kanë rënë Dr. Amir Rexhepi me vetëm 37.65 pikë dhe Merita Emini-Sadiku me 43 pikë.
Kandidatje për drejtor të Klinikës së Sëmundjeve Ngjitëse, Dr. Vera Berisha-Ndreja ka kaluar testin duke arritur 51.5 pikë, ndërsa ka ra nga ky test, kandidati tjetër Dr. Nderim Hasani me 46 pikë të arritura.
Ndërkohë, të tre kandidatët për drejtor të Klinikës së Radiologjisë që kanë kaluar testin janë: Dr. Jeton Shatri me 54.66 pikë, Dr. Gani Morina 52.4 dhe Dr. Bujar Imeri 50.8 pikë, ndërsa kanë munguar në test Dr. Agim Bregaj dhe Dr. Ardian Biçaku./Gazeta Shneta/




