Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Ma jep dokumentin ose e pëson” – Kanoset drejtori i Ortopedisë së Re në QKUK, ndalohet i dyshuari

Pa kategori 30/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku drejtori i Ortopedisë së Re, është kanosur në vendin e punës nga një person që kërkonte një dokument në lidhje me trajtimin e një pacienti.

Burimet e Sinjalit brenda klinikës bëjnë të ditur se rasti është raportuar më 30 maj 2025, rreth orës 10:15, nga drejtori Xh.G., rreth 56-vjeçar, i cili ka deklaruar se ishte kërcënuar për jetë nga A.B.- rreth 48-vjeçar, pasi ky i fundit kërkonte me ngulm një dokument që lidhej me një pacient të afërt të tijin.

Sipas dëshmisë së drejtorit, i dyshuari i ishte drejtuar me fjalë kërcënuese në ambientet e klinikës, duke e vënë atë në ndjenjë frike serioze për sigurinë personale.

Ngjarja ka ndodhur në prani të stafit, ndërsa tre dëshmitarë – N.K., Xh.S. dhe I.R. – janë intervistuar nga hetuesit dhe kanë konfirmuar pretendimet e drejtorit.

Në lidhje me rastin, janë njoftuar njësitet e hetimeve të SP Jugu në Prishtinë dhe njësia e hetimeve rajonale, ndërsa prokurori kujdestar ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Rasti është klasifikuar si kanosje serioze dhe aktualisht është nën hetim nga organet kompetente.

Artikulli paraprakRezultate befasuese të testit me shkrim në konkursin për drejtorë të klinikave në QKUK
Artikulli i rradhës Numri i të mbijetuarve nga kanceri në SHBA arrin në 18.6 milionë – parashikohet të kalojë 22 milionë deri në vitin 2035

Ju sugjerojmë

Një test i thjeshtë nga gishti mund të ndihmojë në monitorimin e kancerit dhe sëmundjeve kronike

14/07/2026 Jetë

Kontakti i hershëm me qentë mund t’i mbrojë foshnjat nga infeksionet

03/07/2026 Pa kategori

Mungesa e penjve kirurgjikë, SHSKUK: Furnizimi është realizuar, pritet shpërndarja në klinika dhe spitale

23/06/2026 Lajme

Njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë, Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë – edhe i dyshuari në QKUK

19/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

12/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

27/05/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.