Rezultatet Apgar janë shumë vlerësime të cilat foshnja i merr pas lindjes, të cilat caktojnë gjendjen e saj dhe nevojën eventuale për reagim urgjent.
Çfarë vlerësohet me rezultatet Apgar?
* Rrahjet e zemrës; Të qarat dhe frymëmarrja; Toni muskujve; Reakcionet; Ngjyra lëkurës
Cilat vlera duhet t’i ketë i posalinduri?
Mvarësisht prej gjendjes, për secilin parametër të paraqitur fitohet zero, një apo dy pikë. Foshnja vlerësohet pas një minute dhe pas pesë minutash nga lindja dhe fiton dy vlerësime (psh. 10/10).
Vlerësimi 10 është vlera më e madhe dhe shënon gjendjen e shkëlqyer. Vlera 9 është vlerë shumë e mirë, vlera 8 është shenjë që i posalinduri është i lodhur lehtësisht, përderisa vlerat 5,6,7 janë shenja të gjendjes së keqe, dhe kjo foshnje kërkon ndihmë pas lindjes.
Vlerat 4 dhe nën 4 janë shenja që foshnja kërkon mbikqyrje intenzive dhe ndihmë, dhe duhet shtruar nën kujdes intenziv apo gjysëm intenziv.