Në rezultatet e djeshme për koronavirus Covid-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kishte mostra të cilat ishin marr më datën 16 qershor.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të komunave të cilët kanë thënë se rezultatet për mostrat e datës 17 dhe 18 qershor nuk i kanë marr ende, shkruan Gazeta Shneta.
Drejtori për shëndetësi në komunën e Prishtinës Dr. Bujar Gashi ka deklaruar se në mesin e mostrave që nuk kanë marr ende rezultate janë edhe ato të dy klasëve të një çerdhe në kryeqytet.
“Rezultatet e djeshme kanë qenë nga testimi i mostrave të marra më datën 16 qershor, ndërsa ende nuk kemi rezultate të mostrave të datës 17 dhe 18 qershor. Më datën 18 janë marr edhe mostrat e fëmijëve të çerdheve por nuk do të kemi rezultate deri më datën 20”, ka deklaruar Gashi.
Edhe kryetari i komunës së Dragashit Shaban Shabani, ka thënë në RTV Dukagjini se rezultatet e djeshme ku u konfirmuan tetë persona pozitiv ishin nga mostrat e marra më datën 16 qershor.
“Tetë raste të reja nga mostrat e para dy ditëve, kontakte nga një rast i konfirmuar më datën 15 qershor në QKMF”, ka deklaruar Shabani.
Kujtojmë se mbrëmë IKSHPK ka konfirmuar 81 raste të reja, duke çuar numrin total në 1.916. Deri më tani janë shëruar 973 pacientë ndërsa kanë vdekur 34 persona. /Gazeta Shneta/