Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar se nga 1,848 testime të kryera janë konfirmuar 10 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 12 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 105 mijë.
Deri më sot, numri i rasteve aktive është 184.
Mes tjerash MSH-ja ka njoftuar se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 8,446 doza të vaksinës anti covid./GazetaShneta/