Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 2,668 testime të kryera janë konfirmuar 12 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 119 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 105 mijë.
Deri më sot, numri i rasteve aktive është 238.
Mes tjerash është bërë e ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 3,205 doza të vaksinës anti covid, kurse deri më sot janë vaksinuar 11,019 qytetarë me dozën e dytë./GazetaShneta/