Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka mohuar që një zyrtar i lartë sugjeroi hedhjen e vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19, duke thënë se ai ishte keqinterpretuar në një intervistë.
Marco Cavaleri, shefi i strategjisë së vaksinave të EMA-së, u citua nga gazeta italiane La Stampa të dielën duke thënë se mund të ishte e vlefshme të hedhësh tutje vaksinën AstraZeneca, përfshirë vaksinimet e grup – moshave mbi 60 vjeç në favor të vaksinave tjera si Pfizer dhe Moderna, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.
AstraZeneca është ndjekur nga raportet e mpiksjeve të rralla të gjakut, ashtu si vaksina me “vektor viral”, e zhvilluar nga Johnson & Johnson, të cilat kanë çuar një numër vendesh të kufizojnë përdorimin e këtyre vaksinave tek njerëzit e moshuar ose ta heqin atë plotësisht.
Në vend të kësaj, Pfizer dhe Moderna përdorin teknologjinë ARNmesengjere.
Një zëdhënëse e EMA i tha burimit të fuqishëm medial AFP në një deklaratë përmes postës elektronike se “pozicioni i Dr. Cavaleri ishte keqinterpretuar veçanërisht”.
Në përgjigje të pyetjes specifike mbi përdorimin e vaksinës AstraZeneca mbi moshën 60 vjeç, Marco Cavaleri kurrë nuk deklaroi që përdorimi i tillë duhet të ndërpritet. Përkundrazi, është e qartë se profili i raportit ‘përfitim-rrezik’ tek individët mbi moshën 60 vjeç është edhe më pozitiv dhe vaksina duhet të vazhdojë të përdoret.
Burimi medial La Stampa më vonë shtoi një sqarim për intervistën. Gazeta e kishte cituar atë të thoshte, kur u pyet nëse do të ishte më mirë të ndalohej vaksina AstraZeneca, duke përfshirë edhe për personat mbi 60 vjeç:
“Po, dhe është një opsion që shumë vende të tilla si Franca dhe Gjermania, po e shqyrtojnë në dritën e rritjes së disponueshmërisë së vaksinave të ARN-së”.
Dr. Cavaleri gjithashtu tha: “Ne ia lëmë zgjedhjen e përdorimit të AstraZeneca shteteve individualisht”.
Italia, të shtunën kufizoi AstraZeneca për njerëzit e moshës 60 vjeç e lart pas shqetësimeve në lidhje me rreziqet e rritura shëndetësore për të rinjtë. /Gazeta Shneta/