Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 481 mostra të marra nga ShSKUK janë konfirmuar 97 raste të reja me covid-19.
Në 24 orët e fundit, 139 pacientë janë shëruar, kurse fatmirësisht nuk është raportuar asnjë rast i viktimave shkruan GazetaShneta.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.
Aktualisht, vendi ynë ka 14,301 të infektuar, 10,782 të shëruar dhe 568 viktima./GazetaShneta/