Rezultatet e fundit: Asnjë viktimë nuk është raportuar brenda 24 orëve të fundit

2021-10-09 në ora 15:04

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 40 raste të infektimit me Covid nga 2,870 testime të kryera.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), brenda kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Covid, shkruan Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, 149 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 1,226.

Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 12,144 doza të vaksinës anti covid, kurse 608,939 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/