Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 250 raste të reja.
Deri më tani, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 9,049, ndërsa 3,804 është numri i rasteve aktive shkruan GazetaShneta.
Nga këto 250 raste pozitive, Prishtina vazhdon të prinë e para me 65 raste pozitive.Ndërsa komunat tjera dominuese me raste janë: komuna e Mitrovicës 26 raste, komuna e Pejës 19 raste, komuna e Gjilanit 18 raste, komuna e Prizrenit 18 raste, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Drenasit 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste.
IKSHPK-ja vazhdon t’ju bëj thirrje qytetarëve për respektimin e masave mbrojtëse./GazetaShneta/