Në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste pozitive me Covid-19 dhe, fatmirësisht, asnjë viktimë.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë (MSH) shkruan Gazeta Shneta.
“Nga 1.224 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”, thuhet në njoftim.
Tutje, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280. Në total, numri i rasteve aktive është 166.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152,643 doza të vaksinës./GazetaShneta/