Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 650 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 80 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacientë (MIQ, QKUK), kurse 55 pacientë të tjerë janë shëruar plotësisht nga virusi shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste nga 76.623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.460 raste”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Në rezultatet e fundit është vërejtur një rritje e numrit të rasteve në tre komunat si Prishtinë 17 raste, Pejë dhe Podujevë 10 raste pozitive.
Kurse, komunat tjera që poashtur regjistruan raste pozitive janë: komuna e Fushës Kosovës 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Gjilanit 6 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Deçanit 2 raste, komuna e Drenasit 2 raste, komuna e Ferizajit 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri.
Aktualisht, vendi ynë ka 1,315 raste aktive./GazetaShneta/