Në 24 orët e fundit janë raportuar 162 raste pozitive.
Instituti Kombëtar ka bërë të ditur se janë shëruar 122 pacientë, ndërsa janë raportuar 9 viktima shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, në rezultatet e fundit është vërejtur se në komunën e Pejës dhe Ferizajit është rritur dukshëm numri i të infektuarve.
Këtë herë, Prishtina shënon 48 raste pozitive, Peja 21 raste, Ferizaji 20 raste, Vushtrria 13 raste, Mitrovica 12 raste, Fushë Kosova 10 raste, ndërsa komunat tjera me më pak raste pozitive.
Aktualisht, vendi ynë ka rreth 11,848 të infektuar dhe 425 viktima./GazetaShneta/