Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 1,652 testime të kryera janë konfirmuar 316 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 59.304 raste nga 227.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.482 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 195 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 51,713.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 116 raste, Prizren 35 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 10 raste, Lipjan 10 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 9 raste, Viti 8 raste, Kamenicë 6 raste, Podujevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 5 raste, Klinë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Novobërdë dhe Shtime.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 6,109 raste aktive./GazetaShneta/